Nga Shqipëria / E Martë 20 Tetor 2020, 15:03

Nuk do e shohim më në seriale: 'Teresa' njofton largimin nga televizioni

Aktorja e njohur e telenovelave meksikane Angelique Boyer ka zhgënjyer fansat me deklaratën e fundit. Aktorja 32-vjeçare deklaroi se do të shkëputet nga televizioni.

Boyer u shpreh se sapo të mbarojë xhirimet e serialit “Imperio de Mentiras”, që po transmetohet aktualisht në Meksikë, ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri televiziv. 

“Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”-tha Angelique Boyer e njohur si "Teresa".