Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari prej vitesh është në një lidhje. Identiteti i partnerit të saj u zbulua së fundmi nga mediat. Ai quhet Françesko, është atlet në sportin e xhudos në Tiranë dhe inxhinier software.

E ftuar sot në “Wake Up”, Fjoralba nuk i shpëtoi pyetjeve për partnerin e saj duke treguar se arsyeja pse e ka mbajtur të fshehtë është fakti se ai nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime?!”, ia kthen Fjoralba duke qeshur.

Ori vijon duke e ngacmuar: “Ke frikë mos ta marrin”? Fjoralba thotë se tashmë nuk e ka problem që ta marrin vesh të gjithë. “Françesko i ka bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik”, u shpreh Fjoralba.

Sa i përket muzikës, Fjoralba zbuloi se në verë do sjellë një bashkëpunim me Lyrical Son.





