Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.

Mëngjesin e sotëm, Eduarti e ka nisur ditën me një foto shumë të ëmbël me Diellin, i cili i ka kapur dorën me gishtin e tij të vockël.

“Mirëmëngjes Diell”, shkruan regjisori krah fotos që na ëmbëlsoi mëngjesin.

Arbana dhe Eduarti po përjetojnë momentet e tyre më të bukura pas ardhjes në jetë të vogëlushit.


