Nga Shqipëria / E Hënë 19 Tetor 2020, 23:11

Festa e vërtetë ka nisur: Brenda ditëlindjes përrallore të Lori Hoxhës (Pamje)

Trashëgimtarja dhe blogerja e njohur, Lori Hoxha ka festuar sot 27-vjetorin. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka organizuar një festë përrallore, pamjet nga e cila i kanë zbuluar të ftuarit.

Blogerja Armina Mevlani ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga festa në fjalë, ku ka zbuluar dhe look-un e Lorit këtë mbrëmje. Ajo shihet e kuruar deri në detaje, e veshur me një fustan me gurë ndriçues.

Ambienti shihet i arreduar në të gjitha anët me ngjyra të ndezura. Këngëtarja Eneda Tarifa ka kënduar në festën e blogeres, ku siç duket është krijuar një super atmosferë. Mbetet të presim të tjera foto nga vetë Lori.