Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe pneumologu Ardian Jorgji ishin të ftuar në emisionin "Abc e pasdites". Gjatë intervistës me moderator Ermal Peçin, Jorgji tha se ndërgjegjia qytetare rreth Koronavirusit është në nivele të ulëta.
Ai deklaroi se pacientë që ai vetë i ka diagnostikuar me Koronavirus, i ka parë duke lëvizur lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës.
“Unë i rri fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me covid, shpreh keqardhjen për këtë”, tha ai.
