Nga Shqipëria / E Hënë 19 Tetor 2020, 17:05

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Ezeli i bën të shoqes dhuratën marramendëse

Siç tashmë dihet, aktori turk shumë i dashur për publikun shqiptar, Kenan Imirzaliogu, i njohur nga të gjithë si Ezeli, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë.

Partnerja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze, për të cilën kanë menduar emrin Lalin. Këto janë ditët e fundit të shtatzënisë dhe mediat e huaja kanë zbuluar se Ezeli i ka bërë një dhuratë marramendëse.

Ai ka blerë një vilë në Bodrum me vlerë 3 milion lira turke, apo më shumë se 300 mijë euro.