Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti janë prej kohësh shokë të ngushtë. Sot Valdrini feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë padyshim urimin më të bukur.

Ajo ka ndarë disa momente pranë tij në Instagram, duke e cilësuar si krenarinë e Shqipërisë dhe njeriun më punëtor që njeh.

"Drinki, s’e kam bërë ndonjëherë urimin kaq të gjatë, por ça të bëj! Një shok të ngushtë kam unë, jo siç ke ti 100! Je krenari e krejt Shqiptarisë. Personi më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e radhës. E sheh? Je frymëzim i vëretët për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd. Zoti të dhëntë shëndet e jetë! Sot ne festojmë për ty, Drinki! Gëzuar ditëlindjen! Motra e vogël të do shumë", ka shkruar Elvana.









