Nga Shqipëria / E Hënë 19 Tetor 2020, 16:04

Ditëlindja e Lori Hoxhës, pamjet nga festa speciale e 27-vjetorit

Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe fashionistja shumë e komentuar e showbizit, feston sot ditëlindjen. Lori mbush 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale ka mbledhur njerëzit më të afërt në një festë.

Lori ka postuar dy foto nga festa ku shfaqet me një tortë rozë përpara vetes, e veshur me një fustan të zi dhe e buzëqeshur.

“Mbijetova 9862 ditë në këtë tokë! Falenderuese për të gjitha pengesat, arritjet, ngritjet, uljet, buzëqeshjet dhe lotët. Gjithçka! Po pres një udhëtim tjetër rreth diellit dhe ju falenderoj që jeni bërë pjesë!”, shkruan Lori.

Urimin më të veçantë, Lori e mori nga motra e saj, Sara, e cila publikoi një foto të tyre nga fëmijëria. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

"Ka qenë një rrugë e vështirë, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, pavarësisht çdo vështirësie", shkruante Sara.