Gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 454 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
