Atletet e këngëtares së njohur, Billie Eilish po bëjnë lëmsh rrjetin. Billie ka postuar në Instagram një foto ku shihen një palë atlete, të cilat sipas babait të saj janë "ngjyrë rozë dhe të bardhë". Ndërsa këngëtarja e hitit "Bad guy", nuk mendon kështu.

"Ju thoni që atletet janë ngjyrë rozë dhe të bardhë?", shkroi Billie krah postimit ku shfaqej e habitur.

Fituesja e Grammy ka prova se atletet nuk janë rozë dhe të bardhë. Ajo tregoi një foto të tyre dhe është e qartë se ato në të vërtetë janë jeshile dhe të bardha.

