Nga Shqipëria / E Hënë 19 Tetor 2020, 12:12

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri unik i vogëlushit

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe sot moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj.

Eduarti ka publikuar në Instagram një foto me vogëlushin e sapoardhur në jetë dhe ka zbuluar emrin unik që i kanë vendosur. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur vogëlushit emrin Diell.

“Lindi Dielli”, shkruan Eduarti në postimin ku ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët.