Nga Shqipëria / E Hënë 19 Tetor 2020, 11:11

Fabrizio Corona infektohet me Covid-19, ish-gruaja acarohet dhe lajmëron policinë

Mediat italiane bëjnë të ditur se Fabrizio Corona ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Por kjo situatë ka acaruar marrëdhëniet mes tij dhe ish-gruas, modelja Nina Moric.

Moric ka alarmuar policinë, pasi Fabrizio nuk ka respektuar rregullat e karantinës. Ajo bën të ditur se ai ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij për të kaluar kohë së bashku.

“Sapo telefonova 112, sepse Fabrizio Corona, pozitiv me Covid, ka ftuar Carlos në shtëpinë e tij, pa ditur unë asgjë dhe tani ata po ushtrohen së bashku, duke publikuar foto në Instagram. Fabrizio nuk respekton jo vetëm rregullat e karantinës, por edhe shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që kanë kontakt me të”, shkroi Nina.