Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 23:11

'Latë nam', Mehdi Malkaj shpërthen i revoltuar: Mos shani më nga nëna

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka bërë një apel të fortë në rrjete sociale. Ai iu është drejtuar i revoltuar njerëzve që shajnë nga nëna, duke iu kërkuar të mos e bëjnë më.

Malkaj është shprehur se nëna është shenjtore dhe të gjithë ata që shajnë nga ajo meritojnë të dënohen.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka vrarë veshin dhe syrin. Më ka vrarë veshin kur e dëgjoj dhe më ka vrarë syrin kur e shikoj. Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam, nuk keni punë me nënat o njerëz.

Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç, ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shënjtore. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna.

Le të jetë dhe nëna e Kryeministrit dhe nëna e Kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër.  Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz nuk kemi punë me nënat, mos shani nga nëna se është turp!” 

Burimi: "oranews.tv"