Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 23:11

U frymëzua nga Dua Lipa, Tayna del topless dhe i vë flakën rrjetit

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Dua Lipa pozoi topless në Instagram. Ajo mori të gjithë vëmendjen e ndjekësve dhe komentet ishin të shumta.

Me paraqitjen e saj, Dua ka frymëzuar dhe reperen shumë të dashur nga publiku, Taynën. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet topless, duke mbuluar pjesët intime me duar dhe me flokë.

"Dua Lipa më bëri ta bëj këtë gjë", ka shkruar Tayna krahas fotos, duke treguar se është frymëzuar nga këngëtarja.