Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 17:05

Shumë e njohur nga shqiptarët, aktorja turke infektohet me Koronavirus

Aktorja turke Elçin Afacan, e njohur si "Melo" nga seriali "Trokit në derën time", është infektuar me Koronavirus. Ajo është izoluar, ndërsa i gjithë stafi i është nënshtruar tamponëve.

Aktorët e tjerë kanë rezultuar negativ dhe seriali do të vazhdojë, mirëpo me mungesën e Melos në episodin e rradhës.

Vetë aktorja ka reaguar me anë të një postimi në Instastory, ku shkruan se mezi pret të rikthehet.