Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 16:04

'Këtë vit nuk të bëmë për të qarë', Ori Nebijaj i bën Islit dedikimin e veçantë për ditëlindje

Moderatorët e njohur Ori Nebijaj dhe Isli Islami me vite na kanë bërë shoqëri çdo mëngjes me emisionin "Wake up" në Top Channel. Dyshja janë miq të ngushtë, ndonëse shpesh janë përfolur dhe për një lidhje të mundshme.

Sot Isli feston 34-vjetorin e lindjes dhe në ditën e tij të veçantë nuk ka munguar nje urim nga Ori. Ajo ka ndarë në Instastory një postim nga surpriza që i ka bërë një vit më parë, duke shkruar: "Edhe 100 të na bëhesh o mret! Këtë vit s’të bëmë për të qarë ama ti e di që do qeshësh shumë!!"

Një vit më parë, moderatorja e surprizoi Islin në emision. Ajo vendosi në sfond foto që tregonin periudha të ndryshme të jetës së tij, duke bërë që ai të mos i mbante dot lotët.