Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 16:04

Vijojnë shifrat e larta, 151 raste vetëm në Tiranë sot, ja sa raste u shënuan gjithsej

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 18 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të premte se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1276 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 281 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier,  14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,  5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq

Janë shëruar 70 pacientë, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 në 10,071.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.