Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 16:04

3 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 451 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana dhe një 87 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.