Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të flakëve në tavolinën ku ishte ulur sëbashku me miqtë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë. Lucia Costa kishte dalë me shoqërinë dhe pamjet tregojnë momentin kur një kamariere shkon në tavolinën e tyre për të mbajtur ndezur një ngrohës me bazë alkooli.
Pak sekonda më vonë gjithçka shpërthen në flakë ndërsa të gjithë të pranishmit në tavolinë përfshihen nga zjarri.
19-vjeçarja vdiq si pasojë e plagëve të rënda ndërsa 8 shokë të saj pësuan djegie të rënda.
E ëma e vajzës ka deklaruar se askush nuk bëri asgjë për ta shpëtuar dhe se ajo do të kërkojë drejtësi. Menjëherë për ngjarjen ka nisur një hetim ndaj pronarit të lokalit, menaxherit dhe një punonjësi.
