Nga Shqipëria / E Diel 18 Tetor 2020, 12:12

Ermal Meta na prezanton me të fejuarën, dedikimi i veçantë

Kantautori Ermal Meta, artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, është treguar gjithnjë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Por pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo, këngëtari nisi një romancë të re me Chiara Sturdà.

Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit. Prej disa kohësh çifti janë fejuar.

Së fundmi Chiara festoi ditëlindjen e 30 e me këtë rast, Ermali i ka kushtuar një urim romantik në rrjetet sociale.

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka shkruar Ermali.