Një 37-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë. Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
Burimi: "Abc News"
