Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1028 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 148 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.
Fatmirësisht brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Koronavirus.
