Përgjatë ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një dokument sipas të cilit shkollat do të mbyllen me datë 2 nëntor, si pasojë e Koronavirusit.

Së fundmi, Ministria e Arsimit ka reaguar duke konfirmuar se nuk ekziston një vendim i tillë dhe se bëhet fjalë për një manipulim të rëndomtë në rrjete sociale. Deri më tani, mësimi vijon normalisht.
Burimi: "Abc News"
