Këngëtari i njohur Justin Bieber ua ka bërë të qartë fansave se shtëpia e tij nuk është një hotel. Këta të fundit i kanë qëndruar jashtë vilës për t'i shkrepur foto, duke bërë që ai të reagojë.

Justin ka publikuar një status në Instagram, ku shkruan se kjo sjellje është e papërshtatshme, mosrespektuese dhe shkelje e privatësisë së tij.

“Si e bindni veten se nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe mosrespektuese të presësh jashtë shtëpisë sime për të na ngulur sytë dhe për të shkrepur fotografi ndërsa unë hyj në banesën time. Ky nuk është hotel, është shtëpia ime", ka shkruar ai.




