Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Tetor 2020, 11:11

Burri i ëndrrave: Big Basta ia nis ditën Vesës me gjestin super romantik

Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Zelandën e Re. Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar dhe dedikimet plot dashuri.

Big Basta e ka nisur këtë të shtunë duke shkruar fjalët më të ëmbla për partneren e tij. Ai ka publikuar një foto pranë Vesës në Instagram, ku shkruan se ndihet shumë me fat që ka gjetur shpirtin binjak.

"Ne 2021 behemi 10vjet bashke. Me duket sikur dje qe ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak...Eshte e veshtire te gjesh njerez te mire ne keto kohe qe te pershtaten ne cdo qelize te karakterit tend, prandaj jam me fat qe e kam. Te dua", ka shkruar Big Basta.