Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Ndërtuesi Niko Goro është ekzekutuar me armë zjarri.
Gazetari Elton Nika ka raportuar për "Abc News" se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00, mëngjesin e sotëm. Goro ndodhej në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së tij.
Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur dhe motra e tij. Dyshohet se biznesmeni është ekzekutuar nga një person që ka zbritur nga një furgon, në të cilin udhëtonin katër persona. Personi në fjalë ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Goros duke e lënë të vdekur në vend.
Krahas ndërtimit dhe hotelerisë, në pronësi të Goros është edhe një kafe e njohur në Himare, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.
Burimi: "Abc News"
