Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Disa javë më parë ajo u arrestua pasi u kap me armë në kufirin shqiptar. Pas kësaj, këngëtarja u dënua me masën "arrest shtëpie" në Kukës, deri në një vendim të ri nga gjykata.

Fjolla është përfolur shumë dhe për jetën sentimentale. Ajo është në një lidhje dashurie dhe para pak ditësh pozoi me të dashurin, mirëpo duke i mbuluar fytyrën.

Së fundmi, çifti kanë ndërmarrë hapin e madh. Partneri i ka propozuar për martesë dhe Fjolla ka pranuar. Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto të një buqete të madhe me trëndafila të kuq dhe unazën e bukur me diamant. "Thashë Pooooo! Dashuri", ka shkruar këngëtarja.






