Mbrëmjen e sotme në emisionin "Hell's Kitchen', Renato Mekolli u acarua me njërën ndër konkurrentet, Ergisën. Në pjatën e saj ndodhej një copë buke e kafshuar, gjë që nuk u prit aspak mirë nga shefi i kuzhinës.

"Nuk e kam kafshuar unë", tha Ergisa, mirëpo Mekolli ia hodhi ushqimin në fytyrë dhe më pas në përparësen e kuzhinës.

"Lat nam, lat nam...e kafshon tjetri dhe ma vendos mua...i thërrisni kokës apo nuk i thërrsini", bërtiti Renato.
