Efektivi i policisë së kufirit në Shkodër, Hydajet Nehani ka humbur jetën nga Koronavirusi, pas dy javësh që po përballej me këtë sëmundje.
Gazetari Simon Shkreli ka raportuar për "Abc News" se ai ka ndërruar jetë në Turqi, ku ndodhej i shtruar që prej 1 tetorit.
Fillimisht ai ishte shtruar në një prej dy spitaleve Covid në Tiranë, por gjendja e tij ishte përkeqësuar.

