Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 21:09

'Hell's Kitchen'/ Plas sherri mes dy konkurrentëve: Pse bën si femër?

Mbrëmjen e sotme, në puntatën e tretë të "Hell's Kitchen Albania", dy ndër konkurrentët u përplasën me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Resmi Hakanin dhe Indrit Molin, të cilët diskutuan ashpër me fjalë.

"Me ty nuk bashkëpunoj dot", i tha Resmiu kolegut, i cili në një moment iu kthye "Pse bën si femër". Ky ofendim tensionoi akoma më shumë situatën.

"Mos ma ngrej mu zërin dhe kujdes kur flet, kujdes me fjalët që thua, kujdes", shpërtheu Resmiu.