Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 21:09

'Sa i rëndësishëm është seksi për ty?', konkurrenti vë në siklet Tean në takim

Në puntatën e sotme të "Përputhen", u transmetua takimi mes Teas dhe konkurrentit të ri, Arjonit. Takimi mes tyre shkoi shumë mirë, por biseda e tyre mori një rrjedhë më intime.

Arjoni e pyeti Tean, se sa i rëndësishëm është seksi për të në një marrëdhënie ndërsa Tea u përgjigj me një “mjaftueshëm”.

Opinionisti Arjan Konomi e cilësoi si të pavend një pyetje të tillë. Tea e pranoi se u ndie në siklet nga pyetja, por shtoi se nëse për persona të caktuar kjo temë është e rëndësishme ajo nuk e shikon si një problem.

Arjoni: Kur Tea u ndie rehat me këtë pyetje unë nuk e kam problem.

Tea: Për mua ishte pyetje e sikletshme, por ka njerëz që i duket kjo gjë një temë e rëndësishme dhe nuk e kam problem.