Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 21:09

'Lutja ime', Xhensila bën tatuazhin më të veçantë për Ajkën

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Ajka. Dyshja janë shumë të përkushtuar ndaj vogëlushes dhe publikojnë shpesh momente pranë saj në rrjete sociale.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Xhensila ka treguar se ka bërë një tatuazh për të bijën. Ajo ka gdhendur emrin e Ajkës në gishtat e saj, të cilët kur bashkohen formojnë lutjen.

“Lutja ime… ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.