Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 19:07

Thanë se është i fejuar dhe ka pasur të shkuar të errët, reagon Andi i 'Përputhen'

Një nga konkurrentët e emisionit "Përputhen", Andi ka qenë në vëmendje të mediave së fundmi pas thashethemeve se ai ka patur një të shkuar të errët të lidhur me plagosje dhe drogë.

Gjithashtu në media është thënë se Andi është i fejuar e madje u publikuan foto të tij me një vajzë.

Në puntatën e sotme Andi i hodhi poshtë këto zëra dhe sqaroi se kurrë nuk ka qenë i dënuar më parë. Sa i përket fejesës, ai nuk e mohoi marrëdhënien me vajzën, por tha se e gjitha i ka mbetur së shkuarës dhe ata nuk kanë qenë të fejuar.

“Kjo në fakt është diçka reale që ka ndodhur, por ka qenë përpara emisionit. Lidhja me vajzën ka ndodhur për 6 muaj, para emisionit, ka nisur në 2019. Kjo ka vendosur të ruajë ende fotot me mua, unë nuk iki t’i them fshiji fotot. Ka qenë e dashura, s’kam qenë ndonjëherë i martuar apo fejuar”, tha Andi.