Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 19:07

Dua Lipa thyen rregullat e Koronavirusit, ndërhyn policia

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për të parandaluar Koronavirusin.

Mbrëmjen e së mërkurës, ajo është mbledhur me bashkëpunëtorët e saj në Londrën Lindore për xhirimet e klipit të ri. Këngëtarja po argëtohej me atmosferën e krijuar, mes dritave dhe fotografive, por kjo ka shqetësuar banorët e zonës.

Sipas deklarateve të tyre, Dua dhe grupi po shkelnin rregullat e Koronavirusit dhe nuk po respektonin distancimin social. "Njerëzit e zonës e respektojnë ligjin dhe të shihje hapur një yll popi që po shkelte rregullat, nuk ishte shumë e pranueshme", është shprehur një prej banorëve, të cilët më pas kanë thirrur dhe policinë për të ndërhyrë.

Burimi: "The sun"