Modelja shqiptare, Angela Martini dhe biznesmeni rumun, Dragos Savules janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Dyshja kanë provuar se gëzojnë një martesë të shëndetshme, ku nuk mungojnë as dedikimet e veçanta romantike.

Vetëm së fundmi, Dragos ka ndarë në profilin e tij të Instagramit një foto krah të shoqes. Ai ka shkruar se modelja është njeriu më i fortë që ka njohur.

"Duke qëndruar pas meje, ajo ishte më e fortë se çdo njeri me të cilin kam pasur të bëj. Ka diçka që as pastori nuk mund ta predikojë dhe as mësuesi nuk mund ta mësojë", ka shkruar biznesmeni krahas fotos.









