Që nga muaji qershor, këngëtari i njohur Ardian Bujupi është përfolur për një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Sabrine Khan. Ajo është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani.

Ardiani ka reaguar rreth lajmit në fjalë, duke treguar se mes tij dhe Sabrines nuk ka lindur ende një romancë. Së fundmi, këngëtari ka zbuluar "fiksimin" e tij dhe rezulton të jetë një këngëtare shumë e njohur.

Ai ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku një prej tyre i ka shkruar se ka rradhën për t'u martuar. Ardiani ka publikuar një foto të Madison Beer, duke replikuar "Po, me Madison", shoqëruar nga disa emoji me të qeshura.







