Prej ditësh në media është përfolur se çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana janë sërish bashkë. Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan foto të dyshes duke darkuar në Prishtinë.

Si Mozzik, ashtu dhe Loredana nuk e kanë konfirmuar ende këtë ribashkim, ndërsa së fundmi ka reaguar vëllai i reperit, Getinjo. Ai ka komentuar në një lajm të portaleve ku flitet për çiftin dhe darkën e tyre në Prishtinë.

“Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë”, ka shkruar Getinjo.






