Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 16:04

E trishtë/ Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar

Është ndarë nga jeta një nga zërat e rëndësishëm të historisë sonë letrare, shkrimtari, poeti, shqipëruesi Faslli Haliti. Haliti u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e cila shkruan në rrjetet sociale se : “Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe”.

Haliti është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. Ai është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.