Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 16:04

4 viktima nga Koronavirusi, mes tyre një 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje

Gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 443 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën nga kjo sëmundje nuk e kanë fituar një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fieri. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.