Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 16 tetor 2020
Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të premte se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1402 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 289 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
