Po bën xhiron e rrjetit së fundmi foto e postuar nga një gjinekolog, ku një foshnje e porsalindur shfaqet duke i hequr maskën.
Kjo foto është përshkruar si shenjë shprese rreth situatës kaotike të krijuar nga pandemia Covid-19, ku përdorimi i maskës është bërë pjesë e jetës sonë.

Foto është shpërndarë nga gjinekologu Samer Cheaib, i cili vepron në Dubai.
“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat!”, shkroi ai.





