Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 15:03

'Na duhej një shenjë', fotoja ku foshnja i heq maskën mjekut bën xhiron e rrjetit

Po bën xhiron e rrjetit së fundmi foto e postuar nga një gjinekolog, ku një foshnje e porsalindur shfaqet duke i hequr maskën. 

Kjo foto është përshkruar si shenjë shprese rreth situatës kaotike të krijuar nga pandemia Covid-19, ku përdorimi i maskës është bërë pjesë e jetës sonë. 

Foto është shpërndarë nga gjinekologu Samer Cheaib, i cili vepron në Dubai.

“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat!”, shkroi ai.