Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 15:03

Sara shkruan fjalët prekëse në ditëlindjen e të atit: Do doja shumë të...

Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha do të festonte sot ditëlindjen. Hoxha u nda nga jeta vite më parë pas një aksidenti tragjik dhe mungesa e tij ndihet sot e kësaj dite, sidomos nga familja e njerëzit më të afërt.

Ditën e sotme nuk kanë munguar postimet nga kolegët e miqtë e Hoxhës duke e kujtuar me mirënjohje dhe respekt.

Edhe vajza e tij, Sara ka postuar një foto të të atit duke i bërë një dedikim prekës.

“Gëzuar ditëlindjen ba. Do doja të ishim duke thyer rregulla bashkë”, ka shkruar Sara.