Pasi Bora Zemani u zhvendos në Top Channel për të drejtuar emisionin "Përputhen", Romeo dhe Donaldi nisën punën për një program të ri. Pak ditë më parë mediat bënë të ditur se binjakët do të shoqërohen nga moderatorja bukuroshe Einxhel Shkira dhe këtë e kanë konfirmuar vetë ata.

Me postimin e fundit në rrjete sociale, Romeo dhe Donaldi kanë publikuar promon e formatit më të ri që do të sjellin shumë shpejt në ekran e që do të mbajë emrin "Binjakët".

“Binjaket. Kjo eshte promo e pare e Binjaket show . U munduam te benim nje promo te tipit “nuk keni pare asgje akoma” por nuk e realizuam dot. Shihemi se shpejti ne Vizion plus", shkruhet në postim.
View this post on Instagram
