Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 11:11

Pak ditë pasi u nda nga i fejuari, këngëtarja e njohur kapet me të dashurin e ri

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato pak ditë më parë u nda nga i fejuari i saj Max Ehrich. Max i propozoi Demit dy muaj më parë për martesë dhe teksa mendonim se ishin më të lumtur se kurrë, papritur dëgjuam lajmin e ndarjes. 

Pas ndarjes Lovato ka vazhduar të ecë përpara. Madje mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka nisur një romancë të re dashurie. Ajo është fotografuar me reperin Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me Bella Thorne.

Dyshja janë fotografuar në një makinë duke qeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.

Nuk ka ndodhur e njëjta gjë për Max Ehrich, i cili duket se po e vuan shumë fundin e fejesës.

Ai u pa duke qarë gjatë fundjavës në vendin ku i propozoi Demi Lovatos. Sipas mediave të huaja, Max Ehrich dukej i tronditur teksa qëndronte duke qarë në plazhin në Malibu.