Nga Shqipëria / E Premte 16 Tetor 2020, 10:10

Sot do të festonte ditëlindjen, Arbana kujton Dritan Hoxhën me postimin prekës

Dritan Hoxha, presidenti i Top Medias do të festonte sot 52-vjetorin e lindjes. Hoxha u nda nga jeta 12 vite më parë në një aksident tragjik që tronditi familjen, të afërmit e publikun. Ndarja nga jeta e Hoxhës la shumë dhimbje pas dhe kolegët e tij e shprehin çdo vit mungesën që ndjejnë.

Ditën e sotme Arbana Osmani ka publikuar një foto të vjetër të Dritan Hoxhës teksa fryn qirinjtë dhe shkruan se i mungon gjithmonë.

“Gëzuar ditëlindjen superman. Më mungon gjithmonë”, shkruan moderatorja.