Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë mbrëmje në "Opinion". Ai foli rreth situatës së Koronavirusit, duke u shprehur se rrezikojmë një mbyllje të dytë.
Për të shmangur izolimin, Rama tha se duhet duhet të mbajmë maskën, nuk duhet të mblidhemi për protestuar dhe duhet të japim kontributin tonë.
"Rrezikojmë një mbyllje të dytë, patjetër. Duhet ta mbajmë maskën kudo, brenda dhe jashtë. Duhet të respektojmë të mbajmë maska, nuk duhet të mblidhemi për të protestuar për muzikë dhe duhet të japë secili kontributin e vet", u shpreh kryeministri.
