Duke filluar nga sot maskat janë të detyrueshme për t'u mbajtur kudo, si në ambiente të mbyllura, ashtu dhe jashtë. Sa do të zgjasë kjo situatë?
I ftuar mbrëmjen e sotme në "Opinion", Rama tha se maska do të jetë e detyrueshme për një kohë të gjatë, të paktën deri sa të kalojë dimri.
"Maska do të qëndrojë gjatë e detyrueshme, deri në dalje të dimrit. Do ët shohim se cfarë do të sjellë gripi sezonal. Gjobat do të merren cdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të kenë mundësi të falen", u shpreh kryeministri.
