Reperja e njohur Nicki Minaj u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit tetor. Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, mirëpo pa zbuluar gjininë e foshnjës.

Vetëm së fundmi, Nicki ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto, me anë të të cilave i ka falenderuar të gjithë për urimet e përzemërta.

"Faleminderit të gjithëve që më uruan në këtë periudhë! Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! Vogëlushi im i preferuar në të gjithë botën", ka shkruar reperja.




