Nga Shqipëria / E Enjte 15 Tetor 2020, 21:09

I tha 'O qorre', pendohet Renato Mekolli, kërkon falje publikisht

Shefi i “Hells Kitchen”, Renato Mekolli është penduar për reagimin e tij ndaj  Erkiadës në puntatën e kaluar të emisionit.

Renato e quajti ”qorre” konkurrenten dhe për këtë nuk ka ngurruar që të kërkojë falje publike.

“Edhe shefi pendohet”, e nis ai reagimin e tij mbi situatën duke thëne se kurrsesi nuk ka dashur të ofendojë,  por ka qenë një veprim i nxitur nga kuzhina dhe dëshira për perfeksion.

Reagimi i plotë

Edhe shefi pendohet. Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet!
Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!

Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam

Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!

Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty!

Shihemi neser ne episodin e 3.